Një nga fenomenet më spektakolare astronomike ka nisur të shfaqet, me momentet e para të eklipsit të plotë diellor që janë vërejtur në Rusi. Gjatë orëve në vijim, hija e Hënës pritet të përshkojë zona të mëdha të Arktikut dhe Grenlandës, ndërsa fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në pjesë të Islandës dhe Spanjës. Edhe nga Kosova do të mund të vërehet eklipsi, por vetëm në formë të pjesshme.
Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe do të mbulojë vetëm një pjesë të tij. Fenomeni pritet të jetë veçanërisht interesant pasi do të ndodhë pranë perëndimit të Diellit, ndaj për një pamje më të mirë rekomandohen vende me horizont të hapur drejt perëndimit.
Ekspertët paralajmërojnë se Dielli nuk duhet të shikohet drejtpërdrejt me sy të lirë, dylbi, teleskop apo kamera pa filtra të posaçëm solarë. Për vëzhgim të sigurt rekomandohet përdorimi vetëm i syzeve të certifikuara për eklipse diellore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
