Stërvitja e fundit e Egnatias në prag të sfidës kundër Shamrock Rovers, që do të luhet nesër në orën në Rrogozhinë. Gazetari Erkan Çutra raporton nga “Arena Egnatia” se trajneri Nevil Dede pritet që të bëjë dy ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e parë në Irlandë.
Dajsinani humbet vendin e titullarit në portë dhe në vend të tij mes shtyllave pritet të fillojë ndeshjes i titullar gjeorgjiani Tandilashvili. Ndryshim i dytë vjen në mesfushë, pasi duket se paqja mes palëve është vendosur dhe Albano Aleksi do të nisë ndeshjen si titullar kundër Shamrockut, ku do të synohet përmbysja e madhe.
