Çmimet e derivateve, shtrenjtohet benzina

0%

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër. Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.63 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.44 euro-cent për litër 2 cent më shtrenjtë se të shtunën, ndërsa i gazit 0.60 cent për litër.

Siç thuhet në njoftim çmimi për naftën mbetet i njëjtë sikur dje 1.63 euro-centë. Derisa para dy ditësh, një litër naftë ka kushtuar 1.66 euro-centë. Lirohet nafta, MINTI publikon çmimet e derivateve Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi