Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në Prishtinë përfundoi tragjikisht, me humbjen e jetës së një personi. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e viktimës. Bëhet fjalë për Rrahman Maxharraj, rreth 77-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës , në rrugën Shkup–Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete – një Mercedes GLK, të cilin e drejtonte Maxharraj dhe një Audi, që drejtohej nga D.G, rreth 36-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, Maxharraj ka pësuar lëndime fatale dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë atyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, hetuesit e trafikut, Prokurori kujdestar, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML-ja dhe është dërguar për obduksion. Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal po hetohen nga njësitë kompetente, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Ndërkohë, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të ikindisë, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
