Hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” që ishte i vendosur në zemër të

0%

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën, është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai deklaroi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Heqja e mbishkrimit është bërë të dielën dhe pamjet e largimit të tij janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët.

Me nisjen e pushtimit rus ndaj Ukrainës, Kosova iu bashkua shteteve perëndimore në dënimin e veprimeve të Rusisë, duke vendosur edhe sanksione ndaj Moskës. Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, në qendër të Prishtinës ishte vendosur edhe një flamur gjigant i Ukrainës, i cili për rreth katër vjet qëndroi si simbol i mbështetjes së Kosovës për Ukrainën gjatë luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com