Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës , në rrugën “Shkupi”. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete civile, të drejtuara nga dy meshkuj kosovarë.
Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
