Dyert e sallës së seancave në Kuvendin e Kosovës janë të mbyllura. Kështu ka deklaruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili tha se grupi parlamentar i AAK-së i ka bërë kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Dehari, si dhe e ka njoftuar administratën për vazhdimin e seancës.
“Siç e patë, dyert e Kuvendit, të sallës ku sonte do të duhej të konstituohej Kuvendi janë të mbyllura, përkundër faktit që ne si GP e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës të konstituimit të Kuvendit e po ashtu edhe administratës, por siç shihet salla është e mbyllur. Afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në ora pra më 7 gusht të vitit 2026.
Kemi kërkuar nga kryesuesi i seancës që mënjehrë të bëhet caktimi i vazhdimit të seancës, i cili është caktu nesër, kur përfundon afati Kushtetues”, ka thënë ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
