Kayserispor ka bërë një lëvizje të fuqishme në merkato, duke zyrtarizuar brenda së njëjtës ditë transferimin e dy sulmuesve shqiptarë, Florent Hasanit dhe Taulant Seferit. Klubi turk ka njoftuar afrimin e dy futbollistëve ofensivë, të cilët pritet të jenë përforcime të rëndësishme për skuadrën në sezonin e ri të Superligës turke.
Florent Hasani, reprezentues i Kosovës, i bashkohet Kayserisporit pas një sezoni të suksesshëm me klubin tjetër turk, Amed. Në 37 paraqitje, Hasani realizoi 18 gola dhe regjistroi shtatë asistime, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në repartin ofensiv.
Në të njëjtën kohë, Kayserispor ka siguruar edhe shërbimet e Taulant Seferit, sulmuesit shqiptar që shkëlqeu sezonin e kaluar me Bodrumin. Seferi ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, duke realizuar 16 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime.
Me transferimin e Hasanit dhe Seferit, Kayserispor ka krijuar një dyshe shqiptare në sulm, duke shtuar ndjeshëm alternativat dhe konkurrencën në repartin ofensiv. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
