A do të ketë seancë sonte? Opozita thotë se dyert e sallës plenare

0%

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës janë të mbyllura, pavarësisht kërkesës së deputetëve të ish-opozitës për seancës për konstituim të institucionit legjislativ.

Ai tha se për kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme është njoftuar me kohë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari dhe Administrata e Kuvendit të Kosovës. “Siç e patë, dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura.

Janë të mbyllura përkundër faktit që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe Administratën e Kuvendit me kohë me shkrim, por siç shihet salla është e mbyllu r”, deklaroi Tahiri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot