Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara në Facebook, duke e cilësuar atë “antishtet” dhe duke pretenduar se opozitës në ndihmë i kanë ardhur “shokët e Radoiçiqit”.
Krasniqi, i cili është edhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në postimin e fundit, rreth orës 22 ka thënë se opozitës i kanë “rënë maskat”. “ Opozita antishtet në aksion. U paskan ardhur në ndihmë shokët e Radoiçiqit.
Ranë maskat për të satën herë ”, ka shkruar Krasniqi, duke e shoqëruar këtë postim me një fotolajm të një mediumi vendas se në Kuvendin e Kosovës, këtë mbrëmje (të premten) kanë ardhur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, Ai nuk ka dhënë sqarime të tjera në postimin e tij se kujt i referohet konkretisht me formulimin “shokët e Radoiçiqit”.
Në një shkrim tjetër të mëhershëm, rreth orës 21, Krasniqi po ashtu ka kritikuar opozitën duke pretenduar se ajo nuk arrin t’i bindë as mbështetësit e saj. “ Oj opozitë e mjerë. Kështu lëre më që nuk i bindni qytetarët, por as militantët tuaj, mbase as vetën tua j”, ka shkruar Krasniqi.
