“Amatera” – Rron Gjinovci ‘shpërthen’ ndaj opozitës, kritika të forta

0%

Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke kërkuar që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, pasi sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër për situatën aktuale.

Ai ka kritikuar opozitën, duke pretenduar se po synon vazhdimin e ndikimit institucional përmes pozitës së Presidentit, ndërsa ka vlerësuar se zgjedhjet e reja mund të sjellin ndryshime të mëdha në skenën politike, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Duhet me shku në zgjedhje prap, s’ka zgjidhje tjetër. Opozita osht në grahmat e fundit të kapjes së shtetit.

Po dojnë me vazhdu kapjen përmes postit të Presidentit. Shkojmë në zgjedhje, besoj që qytetarët do ta votojnë masivisht LDK-në si parti që një të tretën e deputetëve dhe delegatëve të vet i ka kundër kryetarit të vet aktual. Besoj që vota për LDK-në është e sigurtë. Po ashtu bashkimi me Vjosën pritet me sjellë edhe ma shumë vota se herën e kalume, për arsye që nuk mund t’i dijmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lujeni lojën e PDK-së deri sa t’ju qet në nivel të AAK-së, amatera.

Burimi: Bota Sot