Gjini-Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, do të gjykohesh rëndë

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas ftesës për vazhdimin e seancës konstituive nesër, duke kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjini ka thënë se zhvillimet e sotme po shihen me dhimbje nga qytetarët dhe miqtë e Kosovës, ndërsa me gëzim nga, siç i ka quajtur ai, armiqtë e vendit. Postimi i plotë: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë!

Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë. Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan. Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty. Përkundër dëmit që po ia shkakton. Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com