Pas aksidentit fatal në Pejë, Trainkos anulon trenat drejt Prishtinës

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për ngjarjen tragjike në Pejë, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga treni në orët e hershme të mëngjesit. Pas këtij rasti, Trainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201, në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas, janë anuluar për ditën e sotme.

Kompania ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë hollësi të tjera. “Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura”, thuhet në njoftim.

Trainkos ka bërë të ditur se treni me numër 4200 do të qarkullojë sipas orarit të planifikuar. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës . Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se treni, i cili ishte nisur nga Peja, e ka goditur një grua, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po hetohen nga njësitet kompetente policore në koordinim me Prokurorinë. Ekskluzive | Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë Deklarohet Prokuroria për gruan që humbi jetën pasi u godit nga treni Ekskluzive: Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com