U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë

0%

Shtatë qytetarë kanë shpëtuar pa lëndime pasi mbetën të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në zonën e njohur si “Ura e Gjoricës” në Bulqizë, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit. Sipas Policisë, alarmi u dha nga një prej personave të bllokuar, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe gjashtë familjarët e tij nuk mund të dilnin nga rrjedha e lumit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbërritën në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, organizuan operacionin e shpëtimit. Gjatë ndërhyrjes, të shtatë qytetarët u nxorën në mënyrë të sigurt nga rrjedha e ujit me gomone.

Fatmirësisht, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Abcnews.al. Policia e Dibrës apelon ndaj qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit pranë lumenjve dhe zonave ujore, veçanërisht në rastet e ndryshimeve të menjëhershme të nivelit të ujit, si dhe të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin pa pagesë 112 për çdo situatë emergjente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com