Lihtenshtajni thotë se hakerët iu qasën informacioneve të 31 mijë

0%

Hakerët kanë siguruar qasje dhe kanë kopjuar kundërligjshëm të dhëna nga regjistri i pronarëve përfitues të Lihtenshtajnit, duke kompromentuar informacionin të lidhur me rreth 31 mijë kompani, fondacione dhe truste, ka njoftuar qeveria e principatës, raporton Reuters .

Qeveria ka njoftuar se autorë të panjohur siguruan qasje të paautorizuar në regjistër gjatë natës së 29-30 korrikut dhe kopjuan të dhënat përpara se autoritetet të zbulonin parregullsi dhe ta shkyçnin sistemin e prekur. Lihtenshtajni, një nga vendet më të vogla dhe më të pasura në botë, është shtëpi e mijëra trusteve me taksa të ulëta.

Një hetim paraprak zbuloi se sulmuesit kishin marrë kopje të të dhënave të rreth 31 mijë subjekteve ligjore nga regjistri i pronarëve përfitues, i cili u krijua përmes një akti të vitit 2021 si pjesë e masave kundër pastrimit të parave. Qeveria ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se të dhënat e hakuara janë ndryshuar a fshirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeveria e Lihtenshtajnit ngriti një grup pune për kriza të udhëhequr nga kryeministrja Brigitte Haas dhe ministri i Drejtësisë, Emanuel Schaedler, dhe ka njoftuar se po punon për t’i njoftuar individët e prekur. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo