Ekskluzive | Tentoi ta nxirrte djalin nga Stacioni Policor –

0%

Një grua ka përfunduar nën hetim në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor, duke tentuar njëkohësisht ta largonte djalin e saj nga Stacioni Policor, ku ai po intervistohej për një rast tjetër. Sinjali mëson se e dyshuara është Hilmije Kovaçi rreth 43-vjeç.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 gushtit, rreth orës , në Stacionin Policor të Gjakovës, në rrugën “ Skënderbeu ”. E dyshuara kishte shkuar në stacion së bashku me djalin e saj, i cili ishte shoqëruar nga Policia si i dyshuar në një rast tjetër.

Gjatë komunikimit me zyrtarët policorë, ajo dyshohet se ka ngritur tonin e zërit dhe më pas ka tentuar të largohej nga stacioni së bashku me djalin e saj. Sipas burimeve, pasi dolën jashtë objektit, zyrtarët policorë ndërhynë për ta kthyer të riun në zyrën e intervistimit, ndërsa nëna e tij e mbante vazhdimisht nga krahu, duke u përpjekur të pengonte shoqërimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi djali u kthye në stacion, Hilmije Kovaçi dyshohet se vazhdoi me sjellje agresive dhe, në një moment, e shtyu me të dyja duart një zyrtar policor. Rasti është marrë në trajtim nga hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë për veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar ”.

Pas përfundimit të procedurave policore, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com