Uellsi bëhet vendi i parë që tërheq përkrahjen për Infantinon

0%

Shpërndaje në: Uellsi është bërë vendi i parë që publikisht ka tërhequr përkrahjen që Gianni Infantino të fitojë tjetër mandat për ta drejtuar FIFA-n. Veprimi i Uellsit pason humbjen e besimit në presidentin e FIFA-s, pas planit të tij të dështuar për të shitur aksione të Kupës së Botës tek investitorë privatë.

Federata e Futbollit e Uellsit ka konfirmuar se “ka tërhequr përkrahjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si president i FIFA-s për mandatin 2027 – 2031”. Para planit, Infantino mori përkrahje me shkrim nga shumica e federatave nacionale.

“Dështimet e fundit në qeverisjen e mirë, proceset, lidershipin, vlerat, menaxhimin e palëve të përfshira, komunikimin dhe gjykimin e shëndoshe na kanë dërguar në një pozicion ku Infantino ka humbur besimin tonë për të qëndruar në krye të futbollit botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk mund të pranojmë dështimin për të vënë interesat e futbollit në plan të parë”, shkruan tutje në deklaratën e Federatës së Futbollit të Uellsit.

Burimi: Koha