Kombëtarja e Kosovës në boks ka regjistruar paraqitje të suksesshme në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”, i cili u mbajt këto ditë në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Boksierët kosovarë fituan gjithsej gjashtë medalje, prej tyre një të artë, një të argjendtë dhe katër të bronzta.
Taulant Jakupi u shpall kampion në kategorinë deri në 85 kilogramë, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Riad Isufi siguroi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 55 kilogramë. Medalje të bronzta fituan Bashkim Bajoku, Erdi Aliu, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
