“Matchbox”, aventurë plot aksion me yllin John Cena

0%

Shpërndaje në: Makinat ikonike të kompanisë së lodrave “Mattel” vijnë në ekranin e madh me filmin e ardhshëm, “Matchbox”, një produksion i platformës “Apple Original Films” me aktorin John Cena në rolin kryesor. Filmi me regji të Sam Hargrave është frymëzuar nga linja e famshme e makinave metalike, “Matchbox”.

E ndjek historinë e një grupi miqsh të fëmijërisë, të cilët detyrohen të bashkojnë sërish forcat për të ndalur një katastrofë globale dhe, njëkohësisht, të rindërtojnë miqësinë e tyre. Jeta e tyre e zakonshme përmbyset kur kryepersonazhi, Sean, i interpretuar nga John Cena, rikthehet papritur në qytetin e vogël pas një mungese të gjatë.

Por Sean fsheh një sekret: ai është një agjent i infiltruar i CIA-s, i cili është në arrati pas një operacioni me rrezik të lartë. Rikthimi i tij përfshin pa dashje edhe miqtë e tij në një mision të frikshëm, plot ndjekje, shpërthime dhe aventura në vende të ndryshme të botës, ku ata duhet të shpëtojnë botën dhe të pastrojnë emrin e Seanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kasta përbëhet edhe nga aktorë të shquar si Jessica Biel, Sam Richardson, Teyonah Parris, si dhe ylli i Bollywoodit, Randeep Hooda. “Matchbox” do të nisë transmetimin në platformën “Apple TV+” më 9 tetor.

Burimi: Koha