Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur mbrëmjen e sotme qytetin e Napolit në Itali, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Sipas mediave italiane, epiqendra e tërmetit ishte në zonën vullkanike Phlegraean Fields, në afërsi të Pozzuolit, ndërsa lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej rreth 4 kilometrash.
Tërmeti është cilësuar si më i fuqishmi në këtë zonë në 40 vitet e fundit. Pas lëkundjeve, shumë qytetarë kanë dalë në rrugë për shkak të frikës nga pasgoditjet. Nga tërmeti janë raportuar edhe dëme materiale, përfshirë shembjen e një muri pranë një linje hekurudhore dhe rrëshqitje dheu në zonën e Pozzuolit.
