Shpërndaje në: Nata e parë e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hillit” ka mbërritur kulmin. E gjithë vëmendja tashmë është përqendruar te skena kryesore, ku është ngjitur superylli botëror Katy Perry. Shpërthimi i madh i skenës ndodhi rreth orës .
Zona para skenës është e stërmbushur dhe publiku ka pritur me padurim nisjen e koncertit të artistes amerikane, një prej momenteve kulmore të të gjithë edicionit të sivjetmë. I gjithë publiku po këndon njëzëri me të. Perry ka bërë dalje spektakolare në skenë. “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?” ka pyetur ajo në fillim.
