Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të shtunën (1 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë. Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave. “Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime. Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar ”, thuhte në njoftimin e kësaj ministrie.
