Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Camp David se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë sulmet ndaj Iranit dhe se synimi i Uashingtonit është fitorja në këtë konflikt. “Ne thjesht duam të fitojmë. Po ecim shumë mirë”, tha Trump, duke shtuar se SHBA-ja po përpiqet të veprojë me kujdes, por sipas tij Irani po pëson dëme të mëdha.
Trump përsëriti se Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore. “Është shumë e thjeshtë. Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të vazhdojë goditjet ndaj Teheranit. “Ne do ta godasim Iranin shumë fuqishëm dhe në një moment ata do të thonë: nuk mund ta përballojmë më”, tha presidenti amerikan.
Ai hodhi poshtë pretendimet se Irani është ende në pozitë të fortë, duke thënë se Teherani “po kalon shumë keq” dhe duke e akuzuar për mungesë sinqeriteti në negociata. Trump tha gjithashtu se ka humbur besimin në bisedimet me Iranin, duke pretenduar se pala iraniane nuk ka qenë e sinqertë gjatë negociatave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!