Fëmija shpëtohet pasi ra në ujë, njofton Spitali i Mitrovicës

0%

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se një fëmijë është shpëtuar pasi ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e këtij spitali, si pasojë e rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit.

Sipas Spitalit, fëmija fillimisht është sjellë nga ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit në Mitrovicë, ndërsa në vendngjarje kishte qëlluar pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha, e cila kishte reaguar menjëherë me masa reanimatore. Spitali bëri të ditur se, me mbërritjen në Emergjencë, janë ndërmarrë menjëherë masat reanimuese nga specialistja e emergjencës, Dr.

Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, si dhe ekipi i anestezionit, i udhëhequr nga Dr. Veton Pllana. Në reanimim kanë marrë pjesë edhe infermierët Xhyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku dhe Afrim Syla, si dhe teknikët e anestezionit Musa Kurti dhe Selvete Hajdari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Spitalit, pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët, për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë.

Burimi: Bota Sot