Bastisje në Zubin Potok pas arrestimit për krime lufte, gjenden prova

0%

Policia ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Speciale ka kryer bastisje në lokacionin e një të dyshuari për krime lufte gjatë në Zubin Potok.

Përmes një komunikate të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë bëhet e ditur se bastisja është kryer me urdhër të gjykatës, si pjesë e hetimeve lidhur me rastin e arrestimin e datës , të dy personave të dyshuar M.J. dhe M.B., për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’ të sanksionuar sipas nenit 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) të ndodhur në Mitrovicë.

“Gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi nga të cilat dëshmohet se i dyshuari M.J. ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish armatën Jugosllave” – thuhet në njoftim . Rasti, sipas komunikatës po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po sipas komunikatës, Policia mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të trajtoj të gjitha rastet penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës.

Burimi: Kallxo