Nga shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, u përcaktuan zyrtarisht detajet e dy ndeshjeve të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, në të cilat Shkëndija nga Tetova do të përballet me përfaqësuesin skocez, Hibernian. Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë më 6 gusht, me fillim në ora sipas kohës së Evropës Qendrore.
Drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarë nga Qipro, ndërsa gjyqtar kryesor do të jetë Antoniou Menelaos. Një javë më vonë, më , do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Shkup, në Arenën ‘Todor Proeski’, me fillim në ora . Gjyqtari kryesor i ndeshjes së kthimit do të jetë Bulat Sariyev nga Kazakistani.
