Shkëndija konfirmon: Imran Fetai nënshkroi me Dinamo Bukureshtin

0%

Nënkampioni i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, konfirmoi zyrtarisht se mbrojtësi Imran Fetai do ta vazhdojë karrierën te skuadra rumune Dinamo Bukuresht. Klubi nga Tetova njoftoi se klubi rumun i elitës ka aktivizuar klauzolën e blerjes të paraparë në kontratë, duke i plotësuar kështu të gjitha kushtet për realizimin e transferimit.

Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm, Fetai do të ketë të drejtë t’i bashkohet klubit të tij të ri. “Shkëndija njofton se Imran Fetai transferohet te FC Dinamo Bukuresht, pasi klubi rumun aktivizoi klauzolën e transferimit të paraparë në kontratë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shkëndija e falënderoi Fetaun për kontributin dhe përkushtimin e treguar me fanellën kuqezi, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës. Me këtë transferim, Fetai do të ketë mundësinë të përballet me një sfidë të re në kampionatin rumun, ku do të veshë fanellën e njërit prej klubeve më të njohura të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot