Gushti nis me mot të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë

0%

Fundjava e parë e muajit gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), më 1 gusht moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë Celsius. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet verilindore dhe veriperëndimore. Edhe dita e diel do të sjellë kushte të ngjashme atmosferike, me mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. “Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme”, thotë IHMK. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com