Besfort Zeneli e fiton Superkupën e Belgjikës

0%

Shpërndaje në: Besfort Zeneli ka fituar një trofe me skuadrën belge, Union SG. Pas Kupës së Belgjikës, Zeneli e ka fituar Superkupën e Belgjikës të premten. Union SG mposhti 5:4 në penallti kampionin e Belgjikës, Club Brugge. Zeneli ishte i saktë në ekzekutimin e penalltisë së tretë, ndërsa në fushë u inkuadrua në minutën e 71-të. Koha e rregull përfundoi baras, 1:1.

Zeneli u paraqit me Suedinë në Kupën e Botës. Edhe Futboll Zeneli e fiton Kupën e Belgjikës 23-vjeçari luajti 34 minuta ndaj Holandës dhe 24 minuta kundër Francës. Në total për përfaqësuesen suedeze ka dhjetë ndeshje. Para se t’i bashkohej Suedisë, Zeneli luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21.

Burimi: Koha