Mickoski-Macut: Rajon më i qëndrueshëm përmes bashkëpunimit dhe

0%

Kryeministri Hristijan Mickoski pasditen e sotme në Ohër zhvilloi takim kokë më kokë me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut.

“Në një bisedë të hapur dhe konstruktive, shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, marrëdhëniet ekonomike, lidhjen infrastrukturore dhe iniciativat e përbashkëta që do të kontribuojnë në zhvillim dhe prosperitet më të madh të të dy vendeve”, shkroi Mickoski në Facebook.

Në takim, siç shkruan Mickoski, u konfirmua vendosmëria e përbashkët për të promovuar më tej marrëdhëniet miqësore, bazuar në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim të fqinjësisë së mirë dhe interesit të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe prosperues. Në aeroportin e Ohrit, kryeministri serb u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi