Ministria e Shëndetësisë i vazhdon shtesat prej 150 euro për mjekët

0%

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor. Kjo Ministri tha se kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik.

Kjo lloj shtese parashihet në rregulloren për shtesën e nëpunësit të sistemit shëndetësor . Neni 4 i kësaj rregullore thot: “Shtesa për nëpunësin e sistemit shëndetësor përfitohet nga nëpunësi shëndetësor i cili vendos të ushtrojë profesionin e tij vetëm në institucion shëndetësor publik”.

Burimi: Kallxo