Skocezët nuk e durojnë atë që iu ndodhi në Kosovë!

0%

Malisheva ka treguar zemër të madhe duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 skuadrës së njohur skoceze, Hibernian. Andaj, tifozët e skuadrës skoceze nuk e kanë duruar këtë disfatë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediumit skocez ““Thescottishsun”, tifozët ishin tejet të zemëruar. “Një katastrofë në Kosovë.

Lojtarët e David Gray u fishkëllyen pasi humbën ndaj ekipit të renditur i 351-ti në Evropë”, shkruan “The Scottish Sun”. “Tifozët e zemëruar të Hibernianit u përballën me lojtarët jashtë stadiumit pas humbjes poshtëruese në Kosovë. Një grup tifozësh të revoltuar të Hibernian (Hibs) u përballën me lojtarët që dolën jashtë stadiumit pas humbjes së rëndë ndaj Malishevës.

Skuadra e drejtuar nga David Gray u mposht 2:0 nga ekipi nga Kosova në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League. Situata u përkeqësua edhe më shumë pas ndeshjes, pasi tifozët ishin jashtëzakonisht të zemëruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hibernian pritej ta fitonte lehtësisht përballjen, si në Kosovë ashtu edhe në shtëpi, por tani duhet të përmbysë disavantazhin në ndeshjen e kthimit për të vazhduar rrugëtimin evropian.

Golat e Kreshnik Ukës dhe zëvendësuesit Valmir Nafiu i siguruan Malishevës një fitore të madhe dhe befasuese ndaj ekipit skocez, i cili sezonin e kaluar përfundoi i pesti në kampionat”, ka shkruar media skoceze “Thescottishsun”. “Rreth 250 tifozë të Hibernian kishin udhëtuar nga Edinburgu në Kosovë dhe i fishkëllyen lojtarët pas përfundimit të ndeshjes. Por kjo nuk ishte e gjitha.

Rreth 24 tifozë pritën ekipin te porta e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe nisën t’u drejtonin kritika të ashpra lojtarëve, duke i quajtur “frikacakë të përsëritur”. Një tifoz iu drejtua portierit Raphael Sallinger, duke i thënë: “Mbaje topin jashtë rrjetës, kjo është puna jote”. Mesfushori Josh Mulligan u përpoq të qetësonte tifozët, por pa sukses.

Njëri prej tyre iu përgjigj: “E di sa shumë japim ne për këtë klub”. Një tjetër tifoz kërkoi që çdo lojtar të dilte para tifozëve dhe të kërkonte falje. Një tifoz tjetër kritikoi mentalitetin e ekipit, duke thënë: “Keni një mentalitet të tmerrshëm. Kam parë futboll më të mirë edhe në ligat amatore të së dielës.”

Gjatë gjithë kohës, forcat e sigurisë dhe stafi i klubit ishin të pranishëm për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, në disa momente pati shtyrje mes vetë tifozëve”, ka shkruar media skoceze.

Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në “Easter Road”, ku Hiberniani do të përpiqet të përmbysë humbjen 2:0 dhe të mbajë gjallë shpresat për vazhdimin e aventurës evropiane.

Burimi: Bota Sot