Përforcim në repartin difensiv, Milan gjen mbrojtësin e ri për 2 milionë euro! Milan ka siguruar një përforcim të ri për repartin e prapavijës, duke arritur një marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit Sankhoun Diawara nga klubi francez Troyes. Mbrojtësi i ri i është bashkuar klubit italian përmes një marrëveshjeje prej 2 milionë eurosh nga skuadra franceze.
Kushtet personale mes lojtarit dhe klubit janë dakordësuar tashmë, ndërsa në vijim pritet të kryhen vizitat mjekësore për zyrtarizimin e plotë.
