Federata e Basketbollit të Kosovës vazhdon projektin për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, me grumbullimin e tretë rajonal që u mbajt në Mitrovicë. Pas grumbullimeve të suksesshme në Prizren dhe Gjakovë, radha është që djemtë dhe vajzat e rinj nga rajoni i Mitrovicës të kenë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre para trajnerëve të angazhuar nga FBK-ja.
Ky projekt është një nga shtyllat kryesore të Planit Strategjik 2026-2030, me synim identifikimin, vlerësimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja që do të përfaqësojnë basketbollin e Kosovës në të ardhmen. Grumbullimi i radhës do të jetë në Prishtinë më 27 korrik, derisa përmbyllet dy ditë më vonë në Pejë.