Maliqi: Çështja e serbëve dhe e veriut është pika që ka cenuar

0%

Shpërndaje në: Analisti Agon Maliqi ka vlerësuar se çështja e serbëve dhe e veriut mbetet pika kryesore që ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se pa adresimin e këtyre temave nuk mund të pritet mbështetje më e madhe diplomatike nga Washingtoni.

Ai ka theksuar se SHBA-ja pret që veprimet e institucioneve të Kosovës të merren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. “Çështja e serbëve dhe veriut është pika që e ka cenuar marrëdhënien me SHBA-në. Pa e adresuar këto çështje Kosova në nivel diplomatik nuk mund të presë mbështetje amerikane.

Shohim se ka respekt për sovranitetin e Kosovës, kur merr masa ligjore, por ka një kërkesë që ato të bëhen në konsultim, mos të tensionohen marrëdhëniet me serbët dhe të gjenden mënyra që ato gjëra ku Kosova po e zbaton sundimin e ligjit të gjenden alternativa për shërbimet që u ofrohen serbëve”, ka thënë ai në Interaktiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Maliqit, Washingtoni i ka bërë të qarta vijat e kuqe sa i përket institucioneve të Kosovës në veri. “Ajo që na është bërë e qartë janë vijat e kuqe, sepse ne kemi pasur qortime por ka edhe vija të kuqe dhe kjo është institucionet arsimore dhe shëndetësore të serbëve në Kosovë që vazhdojnë të operojnë në mënyrë paralele.

Kjo është një mesazh që i është dhënë institucioneve të Kosovës që nëse ato fillojnë të preken atëherë nga Washingtoni do të fillojnë të shihen masa të tjera”, u shpreh ai.

Edhe Arbëri 2 o. më parë Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj Ndërkohë ka theksuar se situata politike në Kosovë, me mungesë të institucioneve funksionale, po reflektohet edhe në raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Maliqit, administrata amerikane kërkon marrëdhënie bilaterale të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, e siç theksoi ai, nuk ka qasje favorizuese me ndonjërën.

Burimi: Koha