Mourinho e kërkon Schlotterbeckun te Reali

0%

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, e ka vendosur Nico Schlotterbeckun në krye të listës së dëshirave për përforcimin e mbrojtjes. Portugezi po i kërkon drejtuesve të klubit madrilen transferimin e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, pasi dëshiron të ketë në skuadër një mbrojtës me këmbë të majtë.

Schlotterbeck, 26 vjeç, ishte shumë pranë një kalimi te Liverpooli sezonin e kaluar, por në prill vendosi të rinovojë kontratën me Borussia Dortmundin deri në vitin 2031, duke lënë të kuptohej se e ardhmja e tij ishte e sigurt në Gjermani. Megjithatë, interesimi i Real Madridit mund të rihapë çështjen e transferimit të mbrojtësit gjerman.

Mbetet për t’u parë nëse “Los Blancos” do të paraqesin një ofertë zyrtare për ta bindur Dortmundin të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit defensiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot