​Shitet për 3.75 milionë dollarë shpata nga filmi “The Empire Strikes

0%

Një shpatë drite me dorën e prerë të Luke Skywalker-it nga filmi “The Empire Strikes Back” është shitur në ankand për 3.75 milionë dollar ka raportuar AP, përcjell KosovaPress. Heritage Auctions njoftoi të hënën rezultatet e ankandit të saj “Hollywood & Entertainment Signature Auction”.

Shpata e dritës, e përdorur në ekran nga Mark Hamill në përballjen kulmore në Cloud City, ku Darth Vader thotë frazën ikonike “Unë jam babai yt” në filmin e dytë “Star Wars” të vitit 1980, përfshinte edhe mekanizmin e efekteve speciale me dorën e prerë, i përdorur në skenën kur Vader ia pret dorën të birit.

Heritage bëri të ditur se ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një objekt skenik të përdorur në një film të sagës “Star Wars”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më parë ‘Kapela e Shtrigës së Ligë të Perëndimit’ nga filmi “The Wizard of Oz” (1939), u shit për 550 mijë dollarë, ndërsa kapela ngjyrë kakao i veshur nga Gene Wilder në rolin kryesor të filmit “Willy Wonka and the Chocolate Factory” (1971) u shit për 350 mijë dollarë.

Arka e Daenerys Targaryen me vezët e dragonjve brenda, nga sezoni i parë i serialit “Game of Thrones”, u shit për 312,500 dollarë. Në ankand u shitën edhe dy qilima që kanë një rol kyç në rrjedhën e ndërlikuar të filmit “The Big Lebowski”.

Qilimi që i përkiste personazhit “The Dude”, të luajtur nga Jeff Bridges, për të cilin thuhet se “e bashkonte të gjithë dhomën” dhe që ndotet në fillim të filmit të vitit 1998, u shit për 350 mijë dollarë. Ndërsa qilimi më luksoz, të cilin ai e merr nga personazhi i pasur me po të njëjtin emër, u shit për 375 mijë dollarë. Të dy qilimat u shitën për çmime shumë më të larta se sa pritej.

Ankandi për secilin prej tyre nisi nga 15 mijë dollarë. Identiteti i blerësve dhe shitësve të këtyre objekteve nuk u bë publik.

Burimi: Bota Sot