Në Gjykatën e Prishtinës më ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor në rastin ndaj avokates Shemsie Sheholli, e cila ngarkohet me veprën penale – ushtrim i ndikimit, si dhe përmbaruesit Isak Islami, i cili ngarkohet me veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sheholli akuzohet se kishte kërkuar 25 mijë euro nga i dëmtuari Besim Sopi, duke i premtuar se mund të ndikojë në kolegjin e Gjykatës së Apelit për nxjerrjen e një aktgjykimi, ndonëse i njëjti ishte nxjerrë një muaj më parë dhe i ishte dorëzuar Shehollit në cilësinë e avokates së Besim Sopit.
Me fillim të seancës, gjatë konstatimit të prezencës së palëve në procedurë, ishte e akuzuara Shemsie Sheholli që e njoftoi Gjykatën se avokati mbrojtës i saj, Osman Havolli, do të mungojë në seancë për arsyee shëndetësore.
Sheholli tha se ishte njoftuar në mëngjes përmes telefonit nga avokati i saj se nuk mund të prezantojë sot në seancë për arsye shëndetësore dhe për këtë e sjell edhe raportin mjekësor.
Njëkohësisht, avokati mbrojtës i të akuzuarit Isak Islami, Florin Vërtopi, e ka mbështetur fjalën e të akuzuarës Shemsie Sheholli, duke thënë se ai gjithashtu ishte kontaktuar nga avokati Havolli para fillimit të seancës, me të njëjtin arsyetim, me qëllim të njoftimit të Gjykatës.
Kur u pyet nga trupi gjykues rreth mundësisë së ndërrimit të avokatit mbrojtës, e akuzuara Shemsie Sheholli u deklarua se dëshiron ta vazhdojë seancën vetëm me avokatin Osman Havolli. Në këto rrethana, Gjykata konstatoi se nuk plotësohen kushtet ligjore për të vazhduar seancën, dhe e njëjta u shty për më .
Në seancë ishin prezentë edhe pala e dëmtuar, Besim Sopi, si dhe dy dëshmitarët, I.I. dhe E.H. Kujtojmë që edhe seanca fillestare për rastin kishte dështuar në mungesë të avokatit Osman Havolli. Si ka rrjedhur ngjarja dhe çka thuhet në dosjen e Prokurorisë ndaj dy të akuzuarve?
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të rënda më ka ngritur aktakuzë ndaj Shemsie Shehollit edhe Isak Islamit. Kallxo.com ka siguruar aktakuzën ndaj dy të pandehurve.
Në aktakuzë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura Shemsie Sheholli, në cilësinë e avokates dhe përfaqësueses së palës së dëmtuar, Besim Sopi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për veten më ka kërkuar drejtpërdrejt shumën prej 25,000 euro nga i dëmtuari.
Në aktakuzë thuhet se ajo kishte tentuar ta bënte këtë duke premtuar ushtrimin e ndikimit të padrejtë mbi vendimmarrjen e kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit: Burim Shala (kryetar) dhe Nehat Idrizi dhe Hunaida Pasuli (anëtarë), për t’ia dorëzuar aktgjykimin e çështjes, edhe pse i njëjti ishte nxjerrë më dhe i ishte dorëzuar të pandehurës në cilësinë e avokates së palës.
Tutje, në aktakuzë thuhet se më e pandehura Sheholli përkundër faktit që aktgjykimi ishte tashmë i nxjerrë dhe i dorëzuar kishte kërkuar shumën prej 25,000 euro për ushtrimin e ndikimit të padrejtë mbi vendimmarrjen e kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.
Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura, Shemsie Sheholli, po akuzohet nga Prokuroria se ka kryer veprën penale – ushtrimi i ndikimit.
Ndërsa i akuzuari tjetër, përmbaruesi Isak Islami, thuhet se në cilësinë e përmbaruesit privat, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për veten dhe për tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe nuk i ka përmbushur detyrat e tij sipas detyrës zyrtare.
Më , siç thuhet në aktakuzë, ai e cakton dhe ekzekuton përmbarimin ndaj debitorit Besim Sopi përmes nxjerrjes dhe zbatimit të urdhrit përmbarimor, duke u bazuar në një faturë të lëshuar nga kreditorja Shemsie Sheholli, e cila faturë në shumën prej 25.000 euro, në aktakuzë thuhet se ishte e panënshkruar nga debitori.
Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Islami kishte bllokuar llogarinë bankare të debitorit dhe transferuar mjetet në llogarinë e tij personale në vlerë prej 25.454 euro (duke përfshirë të gjitha shpenzimet procedurale) dhe atë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit për Procedurën Kontestimore, pa e njoftuar debitorin paraprakisht për detyrimin e pretenduar dhe pa ia dhënë mundësinë për ta përmbushur atë në mënyrë vullnetare.
Në aktakuzë thuhet se të gjitha këto veprime të të pandehurit janë në kundërshtim me LPP-në dhe LPK-në. Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura i pandehuri Isak Islami prej Prokurorisë së Prishtinës po akuzohet se e ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Më avokatja Shemsie Sheholli dhe përmbaruesi Isak Islami janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak.
Të gjitha raportimet e tjera lidhur me këtë rast, mund t’i gjeni në këtë link . Në dhjetor të vitit 2024, KALLXO.com ka raportuar se avokatja Shemsie Sheholli dhe përmbaruesi Isak Islami janë ndaluar nga Prokuroria e Prishtinës për 48 orë. Sipas njoftimit të Prokurorisë janë kërkuar rreth 25 mijë euro nga pala në emër të gjyqtarëve të Apelit për zgjidhjen e rastit.
“Pas një pune disa mujore të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, lidhur me hetimin e rastit të publikuar në media, ku dyshohet se kërkohen shuma prej 25 mijë euro në emër të anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, lidhur me lëndën e të dëmtuarit B. S.. Sot më datë si rezultat i punës hetimore janë ndaluar Sh. Sh. dhe I.
I., për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 par. 1 të KPRK-së dhe veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 1 të KPRK-së”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Një ditë pas ndalimit, më , KALLXO.com gjithashtu ka raportuar se Prokuroria e Prishtinës kishte kërkuar 1 muaj paraburgim për të pandehurit.
Në po të njëjtën ditë, nga KALLXO.com ishte raportuar se të pandehurve u ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak. Të njëjtit ishin liruar nga kjo masë me pasi Prokuroria e Prishtinës nuk kishte kërkuar vazhdimin e saj, dhe në këto rrethana, të pandehurit kishin vazhduar mbrojtjen në liri.
Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit të cilën e kishte siguruar KALLXO.com thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura Shemsie Sheholli, në cilësinë e avokates dhe përfaqësueses së palës së dëmtuar, Besim Sopi, i cili ishte në cilësinë e paditësit në kontest civil, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për veten, më , ka kërkuar drejtpërdrejt shumën prej 25 mijë euro nga i dëmtuari Besim Sopi, duke pretenduar ushtrimin e ndikimit mbi vendimmarrjen e kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për t’ia dorëzuar aktgjykimin e çështjes, edhe pse i njëjti ishte nxjerrë më dhe i ishte dorëzuar tashmë të dyshuarës në cilësinë e avokates së palës.
Ndërsa i dyshuari tjetër, përmbaruesi Isak Islami thuhej se në cilësinë e përmbaruesit privat, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror për veten dhe për tjetrin, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare pasi që më kishte caktuar dhe ekzekutuar përmbarimin ndaj debitorit Besim Sopi në emër të përmbushjes së obligimeve sipas faturës së datës , shumën prej 25,454.00 euro, përshirë të gjitha shpenzimet procedurale.
Tutje sipas kërkesës së Prokurorisë të cilën e kishte siguruar KALLXO.com thuhej se Islami përmes bllokimit të llogarisë bankare dhe transferimit të mjeteve në llogarinë e tij, e cila procedurë ishte kryer në kundërshtim me Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore dhe pa dijeninë e debitorit, për çka i njëjti ishte vënë në dijeni vetëm pasi kishte vërejtur mungesën e mjeteve në llogarinë bankare.
Aktakuza për rastin u ngrit nga Prokuroria e Prishtinës më . Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhej se Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion pas një pune të gjatë dhe të suksesshsme, ka arritur të vërtetojë dyshimin e bazuar, kështu duke vërtetuar veprimet e lartcekura, dhe duke i cilësuar ato si vepra penale.
“Të pandehurit me veprimet e tyre kanë realizuar përfitim të kundërligjshëm pasuror, si dhe të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25,000 (njëzet e pesë mijë) euro.” thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës.
