Në Beograd, një skile e rezile, haptas rrëfen ëndrrën e saj të zezë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe shfarosjen e shqiptarëve, edhe pse në Dardani ende gurët dhe toka kullojnë gjak. E ushqyer me urrejtje, racizëm e fashizëm, ecën gjurmëve të parëve të saj, që në këto anë u vendosën me dhunë, vrasje e plaçkë.
Fjala drejtësi do të merrte kuptim, e rajoni do të gjente qetësi, vetëm kur urrejtjes, racizmit e fashizmit t’u jepej fund. Srebrenica, Bijeljina, Borovo e Kosova. do ta ngushëllonin veten e do t’i mjekonin plagët që ende kullojnë gjak dhe do t’u thoshin të masakruarve e atyre që u tretën e mbetën pa varre: Drejtësia vonoi, por nuk u harroi.
Promotorët e fashizmit, racizmit dhe nihilizmit, sa më parë që të përfundojnë nën pranga, shpresat që të mos ketë gjak e varre të reja në Ballkanin që synon Evropën shtohen. Ndërkaq, mëkat i pafalshëm i Evropës, që proklamon ditë e natë bashkim e integrim, do të ishte nëse lejon që Ballkani prapë të mbërthehet në flakë e gjak nga të sëmurë e psikopatë.
