Opozita nuk votoi rezolutën për anëtarësimin në BE, Rama:

0%

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të dalë me një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar sot në Strasburg. Kjo për shkak se deputetët demokratë nuk dhanë votën e tyre pro draftit përfundimtar, i cili u votua nga socialistët dhe eurodeputetët.

Në lidhje me votën kundër të opozitën ka reaguar kryeministri Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan: “Pra, të gjithë eurodeputetët, madje edhe dikush që erdhi dhe protestoi në Shqipëri, votuan për Shqipërinë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste. Sepse Shqipëria nuk ndalon. Ndërsa deputetët e pakicës në Shqipëri votuan kundër dhe u larguan për të shkuar në protestë.

Sepse Partia Socialiste nuk ndalet”. Tekstit të dokumentit, të propozuar nga Sekretariati i Komitetit Parlamentar iu bashkëngjitën edhe rezoluta e Parlamentit Europian dhe Rezoluta e miratuar nga Parlamenti shqiptar lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Kjo sipas socialistëve ishte e mjaftueshme që të mos paraqisnin amendamente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot