Prishtina synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Klubi me renome është përforcuar me futbollistin Jork Becerra. “FC Prishtina vazhdon përforcimin e skuadrës gjatë fazës përgatitore në Bolu të Turqisë. Bardhekaltrit kanë transferuar mesfushorin kolumbian, Jork Becerra, i cili i bashkohet ekipit si afrimi më i ri për sezonin e ri.
Becerra është 27-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror, duke sjellë përvojë ndërkombëtare të fituar në kampionate të ndryshme. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve në Kolumbi, Maqedoninë e Veriut, Maltë dhe së fundmi në Tajlandë.
Me ardhjen e tij, Prishtina shton konkurrencën në repartin e mesfushës, ndërsa Becerra tashmë i është bashkuar skuadrës në Bolu, ku po zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve për sezonin 2026/27”, ka njoftuar FC Prishtina..