Spanja “luan” me shtatë portierë

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Spanjës vazhdon të evoluojë. Dëshmi për këtë është se vetëm një vit prej finales së Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë dhe ndeshjes të 1/8 së finales së Kupës së Botës që u zhvillua të hënën, përzgjedhësi Luis de la Fuente, nuk ka bërë shumë ndryshime në formacionin titullar.

Përzgjedhësit nuk i ka mjaftuar vetëm loja me stil “tiki-taka” që e ka mahnitur botën, por i ka sjellë edhe dinamikë e lojë sulmuese, me krah po ashtu. Ai ka edhe mbrojtje solide, e cila nuk është parë më herët. Për këtë arsye, Unai Simon është duke i thyer gjitha rekordet. Nuk ka pranuar gol për 609 minuta dhe është një hap larg për të hyrë në mesin e legjendave të Kupës së Botës.

Edhe pse është portier i Athletic Bilbaos, është kyç në fazën defensive, bashkë me Pedro Porron, Pau Cubarsin, Aymeric Laporten dhe Marc Cucurellan. Kanë krijuar mbrojtje të fortë, të bashkuar, si përkushtim kolektiv në presingun dhe fitimin e topave. Dhe në qëndrueshmërinë e mbrojtjes, të gjithë kanë rol vendimtar. Ka të bëjë edhe me mentalitetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe pas analizës së paraqitjes së Spanjës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, kjo nuk duhet të na befasojë. Përtej Unai Simonit dhe konkurrencës së jashtëzakonshme me dy portierët e tjerë të skuadrës, David Raya dhe Joan Garcia, janë edhe disa anëtarë të rëndësishëm të skuadrës, që frymojnë si portierë. Katër asistentët e stafit të De la Fuentes kanë qenë vetë portierë në të kaluarën.

Me një mur të tillë të mbrojtjes, nuk është befasi që Spanja ka lënë gjurmë në mbrojtje, ashtu siç ka qenë e fortë edhe në sulm. Juanjo Gonzalez, Miguel Angel Espana, Pablo Pena dhe Javier Lopez Vallejo janë pjesë e stafit të trajnerëve për të cilët faza defensive ka rëndësi, njësoj si sulmet nga krahët. Por, ata dikur ishin portierë të nivelit botëror.

Për këtë arsye, Unai Simon është në kontakt të vazhdueshëm me ta për ta studiuar strategjinë e lojës nga prapa, që është obsesion i përfaqësueses spanjolle, për ta analizuar çdo lëvizje të kundërshtarit, qoftë për t’ia prishur lojën, për të qenë vigjilentë në ndërprerje, apo për ta pasur planin e tyre në rast të penalltive. Falë gjithë këtyre, Spanja nuk ka pranuar gol në fazën e grupeve.

Ndaj Kepit të Gjelbër luajti 0:0, e mposhti 4:0 Arabisë Saudite dhe po ashtu fitoi 1:0 ndaj Uruguait. Në fazën nokaut, përkatësisht 1/16 e finales fitoi 3:0 ndaj Austrisë dhe 1:0 ndaj Portugalisë në 1/8 e finales së Botërorit.

Në rrethin e ngushtë të trajnerëve, vetëm një analist dhe djali i Luis de la Fuentes, Alberto, dhe trajneri i fitnesit, Carlos Cruz, nuk ishin portierë para se të bëheshin trajnerë. Juanjo Gonzalez është trajner asistent qëkur Pablo Amo vendosi të largohej pas “Euro 2024” dhe të bëhej trajner në Katar, ku aktualisht nuk po ka shumë sukses.

Gonzalez ishte asistent i tretë i De la Fuentes, i fokusuar në strategji dhe trajner i portierëve nën drejtimin e Luis Enriquen, përfshirë Kupën e Botës 2022. Ai ka punuar në përmirësimin e lojës me këmbë të Unai Simonit, Rayas, Joanit, Remiros dhe Robert Sanchezit. Iu bashkua Federatës spanjolle si analist në vitin 2018, ndërsa si lojtar ka luajtur te Gijoni.

Miguel Angel Espana është trajner i portierëve te Spanja qëkur De la Fuente e mori drejtimin në dhjetor të vitit 2023. Është trajner i portierëve për dy dekada. Si futbollist aktiv ka bërë karrierë te Rayo Vallecano, Herculesi, Alicante dhe Orihuelas. Javier Lopez Vallejo është psikolog për sport në përfaqësuese dhe ka pasur karrierë të suksesshme.

Ka punuar edhe te përfaqësuesja e futbollisteve, kur Spanja e fitoi Botërorin në Sydney. Për Spanjën ka luajtur deri në grupmoshën U23, por asnjëherë te seniorët. Karrierë ka bërë tek Osasuna, Villarreali, Recreativo, Zaragoza dhe Kavala. Anëtari i vetëm i stafit me të kaluar portieri që nuk ka arritur në nivel elitar është Pablo Pena.

Ai është njëri prej analistëve më të respektuar në futboll, ndërsa vjen nga Akademia “La Masia”. Ishte figurë kryesore për 17 vjet, në katër Kupa të Botës, tri Kampionate Evropiane dhe dy Kupa të Konfederatave.

Burimi: Koha