Qeni familjar ia merr jetën vajzës katërvjeçare në Gjermani

0%

Një vajzë katërvjeçare ka humbur jetën të mërkurën pasdite pas një sulmi nga një qen në zonën e Osternienburger Land, në Gjermani. Policia, ekipet e emergjencës dhe mjeku i urgjencës u njoftuan rreth orës pas një telefonate, dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta rikthyer në jetë, ekipet mjekësore nuk arritën ta shpëtonin fëmijën.

Mjeku i urgjencës vetëm sa mundi të konstatonte vdekjen e saj, raportojnë mediat gjermane. Sipas të dhënave paraprake të policisë, vajza dhe qeni ndodheshin në të njëjtën banesë. Dyshohet se kafsha e ka sulmuar fëmijën, duke i shkaktuar plagë fatale. Kur mbërritën në vendngjarje, forcat e policisë nuk konstatuan më rrezik të menjëhershëm nga qeni.

Ekipet e shpëtimit nisën menjëherë masat e reanimimit, por ndërhyrja rezultoi e pasuksesshme. Policia e Dessau-Roßlaut bëri të ditur se qeni është marrë nën kontroll pas incidentit dhe i është dorëzuar një institucioni për mbrojtjen e kafshëve. Sipas autoriteteve, aktualisht kafsha nuk paraqet më rrezik për njerëzit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot