Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do t’ia dhurojë pistoletën e dhuruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, muzeut ushtarak në kryeqytetin belg porsa të sillet në Bruksel, ka raportuar të enjten () Euronews .
Zëdhënësi i zëvendëskryeshefit të Komisionit Europian, Olof Gill, ka thënë se Von der Leyen i ka shprehur “falënderimet” e saj liderit turk për dhuratën në fund të samitit vjetor të NATO-s në Ankara.
“Arma e zjarrit do të transportohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt, dhe pasi të çaktivizohet, është qëllimi i presidentes që t’ia dhurojë atë një muzeut ushtarak”, ka deklaruar ai në përgjigje të pyetjes së Euronewsit. Arma duhet të çaktivizohet për t’u siguruar që nuk mund të qëllojë me plumba luftarakë.
Një zyrtar i Këshillit Europian tha se pistoleta e presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, do të importohet në përputhje me ligjin belg. Arma e zjarrit më pas do të “çaktivizohet dhe ruhet” në përputhje me kërkesat e sigurisë të sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit.
Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka theksuar të mërkurën se Erdogan i kishte dhuruar secilit lider nga një pistoletë të personalizuar me emrin e tyre, së bashku me një kuti me municione dhe një shënim me të cilin hiqej dorë nga kontrollet turke të eksportit.
Starmer ka theksuar se e kishte lënë armën e tij në Turqi për t’u çmontuar, sepse do të ishte e paligjshme të importohej një armë zjarri e vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar. Është gjithashtu e paligjshme të importohet një armë zjarri e vërtetë në Belgjikë pa autorizimin e duhur.
Von der Leyen dhe Costa patën një darkë pune me Erdoganin në kompleksin presidencial të mërkurën, ku u tha se diskutuan marrëdhëniet dypalëshe BE-Turqi, si dhe tema që përfshinin mbrojtjen, migracionin, lëvizshmërinë, tregtinë dhe politikën industriale.
Para takimit, u bënë pyetje se çfarë do të diskutohej dhe nëse një afrim midis Von der Leyen dhe Erdogan mund të arrihej pavarësisht hapave të gabuar të mëparshëm. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
