Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

0%

Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit. … ku pata kënaqësinë të takoja Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, si dhe stafin e përkushtuar të këtij institucioni. Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale.

Prandaj e vlerësoj lart punën profesionale të ZKA-së dhe rolin e saj në forcimin e transparencës në institucionet publike. Gjatë takimit diskutuam për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot