Niko Qarkaj protestuesi simbol i revolucionit të flamingove u lirua sot nga gjykata pasi ishte arrestuar nga policia pas trazirave të enjten para parlamentit. Ai u shpreh në protestën e 36-të se Rama është një diktator që nuk e ka njohur Europa, duke i kërkuar atij të largohet me dëshirë. Niko Qarkaj : Nuk kam fjalë, jemi të paparë. Nuk e besoja kurrë se do dilja këtu.
Kam lindur në qytetin e bukur Kukës. Gjyshin ma kanë vrarë në litar në 46. Babain tim e kanë shfrytëzuar në miniera. Mua më pinë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruan të hipë në gomone në moshën 15 vjeçare të ikë në Londër. I bëj një pyetje këtij që drejton këtë qeveri është një diktator se nuk e ka njohur gjithë Europa.
I them Edi Ramës, çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh. Do gjak Edi Rama? Zoti Rama nëse do jetë jetë njeriu do jem i pari që do jap jetën në këtë shesh. Edi Rama ik vetë se populli ka dhe mënyra të tjera.
