Mick Jagger: Inteligjenca artificiale më ndihmoi të kuptoja se idetë

0%

Shpërndaje në: Frontmeni i grupit The Rolling Stones, Mick Jagger, ka zbuluar se përdori inteligjencën artificiale gjatë kërkimit të një titulli për albumin “Hackney Diamonds”, por sugjerimet që mori ishin aq të dobëta sa i forcuan besimin tek idetë e tij.

Në një intervistë për revistën Sunday Times Culture, 82-vjeçari tregoi se askush në grup nuk arrinte të binte dakord për titullin e albumit të publikuar në vitin 2023, ndaj vendosi t’i drejtohej inteligjencës artificiale. “Vendosa para saj rreth 12 tituj dhe i kërkova të më propozonte të tjerë. Përgjigjet ishin aq të dobëta, sa nuk më ndihmuan aspak. Në fund nuk përdorëm asnjë prej tyre.

Megjithatë, kjo më dha besim se idetë e mia ishin shumë më të mira,” u shpreh Jagger. Ndërkohë, kitaristi Keith Richards vlerësoi talentin e Jagger, duke thënë se ai shprehet edhe më mirë me harmonikë sesa me zërin e tij. Në albumin e ri “Foreign Tongues”, grupi interpreton edhe një version të këngës “You Know I’m No Good” të Amy Winehouse, ku harmonika e Jagger ka një rol të rëndësishëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, Ronnie Wood kujtoi me emocion miqësinë me Amy Winehouse, e cila humbi jetën në vitin 2011 në moshën 27-vjeçare nga helmimi aksidental me alkool. Ai rrëfeu se shpesh e inkurajonte të dilte në skenë pavarësisht vështirësive me të cilat përballej.

Edhe Keith Richards shprehu keqardhjen që nuk pati mundësi ta njihte më mirë këngëtaren britanike, megjithëse patën rastin të performonin së bashku në Isle of Wight Festival në vitin 2007.

Burimi: Koha