“Dyert ishin plot me plumba” – Bardhi hap zemrën për jetën dhe plagët

0%

Bardhi vjen në një nga intervistat më personale të tij në Grida Duma Podcast, ku rrëfen episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën. Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë. “Dyert ishin plot me plumba ”, kujton këngëtari, ndërsa rrëfen përjetimet që e kanë shoqëruar që nga fëmijëria.

Në bisedën me Grida Dumën, Bardhi tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, ndërsa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj. Një pjesë e rëndësishme e intervistës i kushtohet jetës private. Bardhi tregon se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij.Në fund, Bardhi bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë r e: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot