“Dua ta shijoj sa më shumë të jetë e mundur, sepse do të jetë Botërori im i fundit. Shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit në këtë kompeticion”, kjo është fraza e Cristiano Ronaldos në prononcimin para mediave, sipas “A’Bola”. Në bazë të raportimit nga prestigjozja portugeze, sulmuesi ka zbuluar më në fund vendimin për të ardhmen te kombëtarja.
Nesër prej orës , të besuarit e Roberto Martinez do të përballen me Spanjën në fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026. I vetmi “skenar” se si Messi dhe “CR7” mund të duelojnë me njëri-tjetrin në këtë edicion, përkon me faktin nëse të dyja përfaqësueset sigurojnë finalen..