Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se duke filluar nga data , do të hyjë në fuqi ndryshimi i itinerarit të vijës 7C, e cila do të rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm të qarkullimit.
Në njoftim thuhet se në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i vijës 7C nuk do të vazhdojë më qarkullimin deri te ETC-ja, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët.
“Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e Komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të vijës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët”- thuhet në njoftim.
Trafiku Urban ka ftuar udhëtarët që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve të tyre dhe të informohen me itinerarin e ri.
